Një kamion i ngarkuar me mineral kromi pa dokumente është bllokuar ditën e djeshme në Tropojë. Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Skënder Doçi, i cili po drejtonte kamionin me krom. Efektivët e policisë bëjnë me dije se kamioni i bllokuar tip “Benz”, ka targë 02274AM. Automjeti së bashku me lëndën minerale, janë sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale. Nuk është rasti i parë që bllokohen mjete me mineral kontrabandë në zonat ku ka galeri kromi.
