Një grua që rezultonte e humbur nga data 27 prill i këtij viti është gjetur pa jetë. Sipas policisë, Sanije Gega, 47 vjeçe, e cila ishte shpallur e humbur, u gjet pardje e mbytur në ujërat e Valbonës. Mësohet se trupi i saj ka qenë i dekompozuar por është indetifikuar nga familjarët. Ndërkohë sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 47 vjeçarja është vetëmbytur, ndërsa rezulton se ishte larguar nga shtëpia, që më 27 prill të këtij viti.
