Tropojë, gjenden dhe shkatërrohen 2 mijë bimë narkotike

Dita

Agjentë të policisë së Tropojës, të ndihmuar nga kolegët e Kukësit dhe operativët e FNSH-së kanë zhvilluar këtë të premte një operacion për kontrollin e territorit në zonat e thella malore tropojane.

Në një njoftim për shtyp thuhet se gjatë aksionit janë gjetur dhe shkatërruar rreth 2 mijë bimë narkotike të llojit kanabis, të kultivuara në 9 parcela.

Sipas njoftimit, bimët janë gjetur në fshatrat Lekbibaj dhe në vendin e quajtur Përroi i fshatit Palc, përkatësisht 1560 dhe 440 bimë.

Në vijim të operacionit uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Klodian Gjini, 26 vjeç dhe banues në fshatin Cerrnicë, i konsideruar si një ndër personat përgjegjës për kultivimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *