Tropojë, humb jetën në minierë një 40 – vjeçar

redaktor

Një minator ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident me pasojë vdekjen, brenda në minierë.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë dhe viktima është Bashkim Sadikaj, 40 vjeç nga Tropoja.

Ai është aksidentuar gjatë kohës kur po punonte brenda në minierë, në momentin kur ka ndodhur shembja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Zogaj. Sipas policisë 40- vjeçari mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Gjakovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *