Tropojë, lëshoi diploma false, pranga ish-drejtorit të gjimnazit

redaktor

Ish-drejtori i Shkollës së Mesme të Përgjithshme në Tropojë, Alfred Alfredaj, është arrestuar nga policia vendore, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Mësohet se 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, sepse kur ka qenë drejtori i gjimnazit të qytetit në vitin 2012-2013, dyshohet se ka pajisur me diploma persona që nuk kanë qenë nxënës të kësaj shkolle. Më 30 shtator, Prokuroria e Rrethit Tropojë firmosi urdhrin e ndalimit ndaj ish-drejtorit Alfred Alfredaj, banues në qytetin e Bajram Currit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *