Gruaja, libanezi dhe trualli në bregdet… çfarë e lidh Rrumin me prokurorin

Ornela

Hetimet për arsyen se përse disa dosje sensitive ndodheshin në bagazhin e makinës së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj kanë nisur të zbardhin sfondin i cili i ka paraprirë atentatit të disa ditëve më parë.

Në bagazhin e makinës së prokurorit, mediat shkruajne se u gjetën dosje që nga ajo që lidhet më ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi deri tek dosjet që u vodhën në prokurorinë e Durrësit disa kohë më parë.

Ndërkohë tch publikon fakte të reja që mund të jenë detajet e një piste të re hetimi te cilat kane lidhje edhe me dhunimin e biznesmenit libanez që do të ndërtonte një kompleks turistik në zonën bregdetare të Durrësit. Ai e la në mes projektin për shkak se u dhunua barbarisht në rruge nga disa persona, një prej të cilëve ishte i dyshuari me emrin Rrumi.

Sipas të dhënave ka një lidhje mes këtyre ngjarjeve, prokurorit Ndoja dhe personit që ishte me të në automjet dhe që u plagos. Në kohën kur libanezi morri një tokë nga shteti për të bërë investim, bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoja ishte avokate e një personi që pretendonte pronësinë e tokës.

Ai ka mundur ta fitojë gjyqin përballë biznesmenit libanez por më pas tokën ja ka shitur Rrumit. Kjo është skema tipike kur personazhe me të kaluar të errët për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz të drejtësisë, marrin përsipër nga persona të ndryshëm çështje që lidhen me pronësinë e tokave e në fund, ata bëhen përfituesit e vetëm.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Pa diskutim ne kete mesele do dalin shume emra dhe subjekte, private dhe shteterore. Por a do gjykohen dhe denohen, kjo eshte nje tjeter mesele.

  • Rumi dhe te gjithe Rumerat jane te lidhur me kete prokuror dhe me te gjithe prokuroret… prandaj sa nuk eshte vone lereni jo Veting e jo sterveting,, qerrojini te gjithe dhe sillni djem te rinj ne drejtesi.

  • Kot lodheni me keto rrahmaner rrahmeter…Nuk eshte veshtire qe nje Blend Fejziu.. ilirmete kadiu apo Saliziu te paguaj vrases me pagese…50 mije dollare per prona qe shkojne deri ne 10 miljon dollare…Ndermarrjet SHPK-vrases me pagese jane te shumta ne Shqiperi biles dhe n eshume raste veprojne jashte shtetit

    GJURMET TE COJNE NE QELEN E SALES QEROS
    Nuk e kuptoj qe nje nga speciet me te urryera te kesaj
    demon kracie si ky Bledi me 10 mbiemra dhe 7 gjyshe te beje nje karriere kaq artificjale…Kush e paguan ose kush e mbeshtet kaq fuqishem kete monstre..ku nje nga meritat e tij ishte nxirja e Enverit dhe zbardhja e Ahmut zogut qe rezultoi si bummerang.

    Por ajo qe shume njerez me rendesi ne shqiperi per vrasjen e konomit cojne gishtin te Bledi fejziut dhe 2 banoreve VIP te gjirit te Lalzit me origjine nga Viqidoli.

    Thjesht jane sponsorizuesit e vrasjeve Konomi dhe Isa Coba

    Emra VIP ne dosjen e prones se Konomit

    Skedilajt Konomit, gjyqtarit të ekzekutuar me bombë me telekomandë në qytetin e Vlorës, i janë dashur 5 vite nëpër gjykata për të përfituar pronën që dyshohet si pista kryesore e egzekutimit të tij. Dosja voluminoze është endur sa në dyert e Agjensisë së Kthimit të Pronave, në gjykatat e Durrësit e së fundim dhe në Gjykatën e Lartë, dhe është hartuar dhe ndjekur personalisht nga gjyqtari Konomi. Në gjykatën e Durrësit, Konomin dhe problemin e tij me pronën e dinë thuajse të gjithë.

    Prejardhja e pronës

    Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima rezultojnë të jenë trashëgimtarë të një sipërfaqeje gjigande prej 28.993.100 m2, në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave ata rezultojnë të jenë pasardhës së Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, dhe Ariadhni Konomit, të cilët janë trashëgimtarët e parë të pronës në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj, të rrethit të Durrësit.
    Avokatja e Berishës në dosjen e Konomit

    Mes emrave “vip” që shfaqen në dosjen e pronave të gjyqtarit Konomi në zonën e Gjirit të Lalzit ndodhet edhe ai i avokates së kryeministrit Berisha, Erinda Ballanca. Avokatja Ballanca përfaqëson dy palë në proces, të cilat njihen si palë ndëgjyqësuese (palë e tretë). Ajo ka statusin e ndërhyrësit kryesor në emër të Polikseni dhe Marjeta Mimës.

    Pasi gjyqtari tashmë i ndjerë Konomi, kishte marr përsipër nga i gjithë familja e tij, mbi 70 kryefamiljar, që të merret ai personalisht me proceset gjyqësore të fitimit të të drejtës së pronave të trashëguar nga çifligu i Miltiadh Shallvarit, duke emëruar si përfaqësuesen e tyre avokatin Flutura Kone.

    Sipas vendimit tashmë të zbardhur Miltiadh Shallvari në çifligun e tij vetëm në zonën e qarkut Durrës, konkretisht nga Shën Pjetri, Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj ka në pronësi rreth 29 milionë metër katror tokë të cilën tashmë e fituan trashëgimtarët e tij me vendim të Gjykatës së Lartë.
    Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se bazuar në vendimin e AKKP-së dhe ZRKKP-së, të firmosur nga ish-drejtori i kësaj zyre në qarkun e Durrësit Klodi Beja i kanë kaluar tre familjeve të njohura një sipërfaqe e madhe toke. Këto përfitues kanë qenë trashëgimtar të familjes së Zija bej Toptanit, Fuat bej Toptanit, familja Qoraliu si dhe trashëgimtarët e familjes së Hatile dhe Hejdie Dibra. Tashmë dosja është marrë në verifikim dhe po shqyrtohen me detaje të gjitha planet e vendosjes dhe mënyra si i janë kaluar këto prona këtyre tre faljeve”-thuhet nga prokuroria.

    Në mesin e këtyre trashëgimtarëve të familjes Toptani dhe Dibra rezultojnë të jenë edhe dy njerëz të njohur për opinionin publik, gazetari i TV Klan Blendi Fevziu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.
    Në qoftë se shikohet me kujdes dhe vrasja e drejtorit te Shik-ut Isa Coba që po ndiqte pisten e vrasjes se Konomit dilet ne konkluzion se vrasesit me pagesë ishin te njejte me te gjyqtarit konomi..pra me nje fjale

    Gjurmet te cojne ne Qelë-n e Fejziut,Toptanit,Bregasit,Hysenbegasit,Staroves.Ypit..Dmth te Blendi rrypit ose si I thone shkurt Sala Qeros

  • KJO ESHTE E SAKTE.
    -POR KA ME.GJYQIN E KA ZHVILLUARE GJYQTARJA JONA QELESHI-MIKJA E AGITES.TOKEN E KA MARRE 75 VJEÇARI GJOJA SI E TIJ DHE ME PAS JA KA DHENE RRUMIT QE DHUNOI LIBANEZIN.
    -GJYQI ESHTE BERE VETEM NGA QELESHI E JO TRESHE GJYQTARESH,E PA PRECEDENT.
    -NE GJYQ NUK KANE QENE PALET E DEMTUARA,HUMBESE POR VETEM FITUESIT.
    -MINISTRJA DONTE TA SHKARKONTE QELESHIN POR KLD E DREJTUARE NGA SALIU E REFUZOI.
    -DHE KUR NUK KA GJYQSI…DO TE KETE VET-GJYQSI.DHE NDODHI AJO QE NDODHI.
    -KETE ÇORAPE…VETEM TOPI MATO GRUDES E ZGJIDH NESE KA NGELUR NDONJE PREDHE NGA SKRAPI SALIUT.

  • AJO GJETJA E DOSJEVE TE VJEDHURA NE PROKURORI DUKET HAPTAZI QE ESHTE TYMNAJE E EDROGES, TANI QE I DOLI TYMI SI KCK-JA ME E FUQISHME NE SHQIPERI.

    CDO GJE BEN VAKI, POR KESHTU SI SERVIREN FAKTET DUKEN SI PERRALLA ME MBRET

  • Pse po shtemberohet rrjedhoja e ngjarjeve…
    Ndoja e kishte me pulen e hipotekes, brace me qeveri e kishte me ndojen qe e kishte me pulen
    Tani behet tym jo ndoja jo rrumi jo konomi
    Qe hipoteka si vlora dhe durrsi nuk po gjejne rehat tregon se ne hall eshte qeveria apo qeveritaret jo prokuroret
    Pastaj e nderuar dita ja vlen ta lexosh artikullin kur thoni “mediat shruajne se u gjeten” ju kush jeni apo kta media kush jane?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *