Çështja e trukimit të ndeshjeve në Angli ëshët rikthyer sërish. Shtatë persona janë arrestuar, pas gjashtë arrestimeve të bëra në dhjetor. Arrestimet janë bërë në kuadër të një hetimi që ka filluar për ndeshjet e trukuara në Angli në divizionet inferiore. Ndërkohë gjyqi do të nisi me 8 prill, bënë të ditur të enjten burime policore.
Të 13 personat, të moshës 18-30 vjeç, i janë nënshtruar pyetjeve në komisariate të ndryshme të vendit.
Mes gjashtë të arrestuarve në dhjetor, përfshiheshin edhe ish-futbollistë të Première Division, si sulmuesi Dudley Junior “DJ” Campbell, i cili më pas është liruar me kusht.
“DJ” Campbell, 32 vjeç, ka luajtur me tre klube të elites, Birmingham, Blackpool dhe Queens Park Rangers, para se të angazhohej përfundimisht me Blackburn, ku u huazua nga QPR që nga shkurti i 2013. Arrestimi i tij i parë u bë gjatë një ndeshje ndaj QPR, ku ai luante si zëvendësues.
