Përkundër premtimit të bërë ndaj Presidentit të UEFA-s për transparencë dhe për lejim të monitorimit të zgjedhjeve të shoqatave rajonale, FSHF ka vijuar me manipulimet.
Drejtuesit e FSHF të dërguar nga Tirana për administrimin e procesit në Shkodër nuk kanë lejuar jo vetëm mediat.
Skandali thellohet edhe më shumë në numrin e delegatëve. Njesoj sic beri ne Tirane, duke shtuar fiktivisht numrin e delegateve, nga 12 delegatë që duhet të dilnin nga këto zgjedhje për shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër, Armand Duka me të dërguarit e tij e çoi këtë numër në 23, duke siguruar vota shtesë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2 mars ku ai kandidon për një mandat të 6.
Manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale të futbollit ku drejtuesit më të lartë të FSHF po ndërhyjnë për rizgjedhjen e Armand Dukës, detyroi UEFA-n të dërgojë në Shqipëri një grup kontrolli.
Në një prononcim për mediat e huaja pak ditë më parë, Ceferin tregoi qartë se edhe UEFA ka dyshimet e saj në rregullsinë e këtij procesi zgjedhur duke paralajmëruar ardhjen e një grupi verifikimi. Ai apeloi për një proces transparent dhe korrekt.
o.j/dita

Jo jo e keni gabim,për të manipuluar dhe vjedhur kampion janë Rama dhe Veliaj.Një javë më parë në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit mbërriti një aplikim. Dërguesi ishte Symphony Invest Limited, guacka e Muhamed Alabarit nga ishujt Cayman, që do të marrë koncesionin e Portit të Durrësit. Por në aplikim Symphony Invest Limited njoftonte se kishte shitur 100 për qind të kuotave tek një kompani e re.Sipas dokumentave, transaksioni i shitjes së kuotave të Symphony Invest Limited ka ndodhur në Ishujt Cayman në datën 23 dhjetor. QKB e studioi aplikimin për një javë. Një ditë më parë vendosi ta pezullojë atë duke mos e kryer regjistrimin për ndryshimin e kuotave. Arsyeja? Kompania e re që ka blerë aksionet e Symphony Invest Limited nuk dihet se çfarë është, nga vjen dhe se nga kush zotërohet.QKB i ka kërkuar kompanisë së regjistruar në ishujt Cayman që të plotësojë dokumentacionin sipas kërkesave që dikton ligji, mes të tjerave të dorëzojë aktin e themelimit dhe dokumentet që vërtetojnë se kush janë pronarët e saj.Në pezullim nuk bëhet e ditur se si quhet kompania e re që ka blerë kuotat e guackës së Alabarit. Ndërkohë që po ashtu nuk dihet se cilët janë pronarët realë të saj, ndonëse fytyra publike e projektit vijon të mbetet gjithmonë Muhamed Alabar.Madje, në datën 31 dhjetor kur shqiptarët festonin Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama së bashku me Alabar organizuan një shfaqje me fishekzjarre për të inauguruar projektin e Portit të Durrësit. Pak ditë më parë, qeveria shqiptare kishte miratuar vendimin, që i kaloi të gjitha pronat në zonën e Portit të Durrësit tek Ministria e Financave.Konsolidimi i pronës në një dorë të vetme është hapi i parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes që do t’i kalojë kompanisë Symphony Invest Limited mbi 85 hektarë tokë shtetërore falas në zonën e Portit të Durrësit. Më pas kompania do të ndërtojë aty portin e jahteve, pallate si dhe hotele. Sakaq në territor ka nisur çmontimi i portit të mallrave duke e zhvendosur aktivitetin portual në Porto Romano, tek porti privat që zotërohet nga grupi Kastrati.Qeveria po vazhdon procedurat për të realizuar koncesionin e Portit të Durrësit. Por shitja e beftë e Symphony Invest Limited ngre më shumë se pikëpyetje mbi projektin 2 miliardë dollarë të trumbetuar fort. Kush është fantazma që po merr 85 hektarë tokë shtetërore falas në Portin e Durrësit, një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar? Cilët janë pronarët e rinj që kanë hyrë në lojë? Dhe çfarë po e shtyn Muhamed Alabarin, ish drejtuesin e grupit Emaar, që të kryejë manovra të tilla me shitje kuotash?Investitorët seriozë që angazhohen në projekte të mëdha nuk shesin kuota koncesionare ende pa u miratuar projekti. Manovra të tilla ndodhin vetëm në dy raste. Së pari, kur investitorët nuk kanë para dhe duan të afrojnë në projekt aktorë të tjerë që sigurojnë financime. Dhe së dyti, kur duan të kalojnë një pjesë të llokmës tek vendimmarrësit lokalë. Pra të japin tarifën e ryshfetit.Është ende herët të thuhet se çfarë është duke ndodhur saktësisht me koncesionin kontrovers të Portit të Durrësit. Por shitjet me pronarë sekret nëpër offshore e ekspozojnë rëndë këtë projekt si ndaj rreziqeve për korrupsion madhor ose pastrim masiv parash.