Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të marrë pjesë, sikurse ishte parashikuar, në samitin e Amerikave (latino-amerikan), por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane.
Ky vendim i Trump është bërë i ditur sot nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që samiti i Amerikave do të zhvillohet këtë fundjavë në Lima.
Zëdhënësja e ekzekutivit amerikan ka thënë se: me kërkesën e presidentit Trump, ai që do të marrë pjesë në samitin e Amerikave do të jetë zëvendëpresidenti Mike Pence.
“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi ajo.
Kujtojmë se Trump akuzon regjimin sirian të presidentit Asad për një sulm kimik në qytetin Duma më datë 8 prill, ku humbën jetën dhjetëra civilë.
s.a/dita

Ne Siri do haje koken Amerika
Arsyeja: Stormy Daniel dhe dokumentat kompromentuse qe FBI ka kapur te avokati Trump.
U be si telenovele,
sapo trump tha se do terhiqej nga Siria,
ja hodhem bombat kimike.
Eshte loje e rezikshme, se ja ka
“hedhur bythes” deri me sot usa, nuk do te thote
qe do tja hedhi edhe kesaj here
Ne Shqipetaret e Amerikes se rruajme karin si shtet Usa eshte Usa o Arben.Te gjithe bejne si te forte dhe u mbaron fryma si miloshevici,Sadami,Kadafi keta te fresketit qe e moren rrugen shtrember.ndaj o njerez mos flisni per usa sikur po flet per shqiperine.Amerika te shtyp koken qofsh arab e qofsh ca te duash.Jo si ai vend shkerdhat qe vrasin vllai vllain dhe dhe jo Salen jo Liken .Popull skllav dhe I verber qe jemi ne shqipetaret me shqiperi.Realiteti eshte I pashmangshem