Takimi i presidentit Donald Trump me kryeministren që do të dorëhiqet në më pak se tre ditë i dha mundësinë presidentit amerikan të komentojë edhe në tema të tjera përveç “marrëveshjes tregtare fenomenale” mes dy vendeve.
Gjatë konferences të përbashkët për shtyp, presidenti Trump nuk i kurseu komplimentat për Theresa May-in, duke theksuar se ajo e donte shumë vendin e saj dhe pse në vendin e vet mund të mos vlerësohej për çfarë kishte bërë. .
Trumpi, gjithashtu, theksoi se lidhja mes dy vendeve, e përfaqësuar nga ai dhe May përkatësisht, ishte aleanca më e fortë e botës dhe se largimi i Britanisë nga BE do të shënontë dhe fillimin e marrëveshjes tregtare fenomenale mes dy vendeve, që tashmë kishin investuar më shumë se 1 trilion dollarë në ekonomitë e njëri-tjetrit.
I pyetur për Brexit, presidenti Trump tha:”Mendoj se do ndodhë dhe se duhet të ndodhë. Ky është një vend shumë shumë i mirë që do ‘identitetin’ e vet, mendoj se të lërë BE-në do jetë diçka e mirë për këtë vend”.
e.ll./dita
