Trump: Brexit, është fantastike”

Elton Tafaruci

Vetë kandidati republikan për president në SHBA Donald Trump është futur në zemër të debatit të brendshëm në Britani duke lavdëruar votën e Britanisë për të lënë në Bashkimin Evropian.

Gjatë një vizite në Skoci ku mori pjesë në inaugurimin e një fushe golfi biznesmeni nga New York u pyet nga gazetarët pas mbërritjes me helikopterin e tij pranë klubit të tij turisktik ku valevitej një flamur skocez.

I pyetur për vendimin e britanikëve këtë të enjte Trump është shprehur shkurt : “Kjo është një gjë fantastike.”

“Njerëzit janë të zemëruar – në të gjithë botën ata janë të zemëruar,” është shprehur ai duke shtuar se “në thelb, e njëjta gjë po ndodh në Shtetet e Bashkuara.”

Trump ka vizituar fushën e golfit si një nga perendoritë e tij në biznes.

Vizita e tij në Turnberry, që do të pasohet nga një ndalesë tjetrë përkon me një vendim të britanikëve që nxori në pah ndarje të thella dhe që i jep gjithashtu një goditje të madhe projektit europian një nga unitete më të ëmdha që pas Luftës së Dytë Botërore.

Skocia ka votuar me një diferencë të madhe në krahasim me britaninë për të mos qëndruar në BE. Nëna e kandidatit republican Donald Trump ka lindur në Skoci.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *