Trump: Britanikët morën kontrollin e vendit të tyre

Elton Tafaruci

Kandidati presidencial republikan i SHBA-ve, Donald Trump u fut në zemër të luftës së brendshme të Britanisë të premten, duke thënë se britanikët kishin rimarrë kontrollin e vendit të tyre duke votuar për të lënë Bashkimin Evropian.

I ndodhur në Skoci për të rihapur një qendër golfi,  biznesmeni i pasur i Nju Jorkut u ndal për t’u marrë në pyetje nga gazetarët pas mbërritjes me helikopter.

I pyetur në lidhje me votimin britanik të së enjtes, Trump ka thënë: “Ata morën përsëri kontrollin e vendit të tyre Kjo është një gjë e madhe.”.

“Njerëzit janë të zemëruar, në të gjithë botën, ata janë të zemëruar”, ka thënë Trump, i cili mbushi 70 vjeç këtë muaj.

“Ata janë të zemëruar me kalimin e kufijve, ata janë të zemëruar mbi njerëzit që vijnë dhe u marrin vendet. Madje, askush nuk e di se kush janë ata. Ata janë të zemëruar për shumë, shumë gjëra.”

I pyetur nëse ai po nënkuptonte Shtetet e Bashkuara ose Mbretërinë e Bashkuar, Trump ka thënë: “Ka shumë vende të tjera kjo nuk do të jetë e fundit.”.

Javë më parë Trump, kandidati i pritshëm republikan për zgjedhjet presidenciale në 8 nëntor, tha se ai ishte pro daljes nga BE. Të premten ai u tha gazetarëve: “E thashë se kjo do të ndodhte dhe mendoj se kjo është një gjë e madhe.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *