Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen më 16 korrik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.
Qasja spontane e presidentit amerikan në marrëveshje si dhe stili i padiskutueshëm i atij rus bëjnë që takimi i tyre të mos jetë aspak i parashikueshëm. E megjithatë, analistët amerikanë duket se kanë marrë përsipër të rendisin një sërë çështjesh, të cilat mendohen se do të jenë objekt diskutimi.
Një nga subjektet kryesore pritet të jetë retorika e garës së armatimit, por mendohet se një vend të rëndësishëm në bisedime mund të zërë edhe çështja e sanksioneve të vendosura të SHBA-së ndaj Rusisë, e cila ka “dalë” në skenë fill pas aneksimit të Krimesë.
Analistët vijojnë të thonë se nuk mund të anashkalohet as konflikti në Siri, pasi shqetësimi i Izraelit është shtuar ndjeshëm nga përfshirja e Iranit, e duke qenë situata e tillë, Trump mendohet se mund të kërkojë nga Putini ndërhyrjen e tij në këtë çështje.
Dy nga çështjet e tjera që pritet të shtrohen në tavolinë dhe që nuk shkojnë përshtat me interesat ruse, janë shtrirja e NATO-s në vendet kufitare me Rusinë dhe sponsorizimi i qeverisë pro-amerikane në Ukrainë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.
s.a/dita

Putin duhet t’i thot’ tramp; edhe “shen pali” donte t’a vriste Jesuzin, por u be apostull kryesor i tij, pasi u takuan, per te predikuar PAQEN midis …njerezve …
Putin luan me kete clown si do doje rripi. Mjerre Amerika ne cduar ka rrene? Ky vetem i thurr lavde udheheqsit te madh Putin.
Nje foto domethenese: shikimi depertues e dominant i Putinit. Me shpresa te jete vetem for!