Trump investon në Serbi

anazapta

Kjo ndërtesë (në foto) mund të kthehet së shpejti në një hotel gjigant. Shumë njerëz, që kanë vizituar Beogradin, janë befasuar me ndërtesën në qendër, që ruante kujtesën si një gërmadhë e madhe.

Kryesisht e ndaluar të filmohet, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave, një pjesë e të cilit ende në shfrytëzim, ishte bombarduar në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës.

Një hapësirë e madhe, por e shtrenjtë për t’u rikthyer në jetë. Mediat serbe thonë se, pas takimeve që kryeministri Ivica Daçiç ka pasur me Donald Trump, në Nju Jork, biznesmeni amerikan, një nga njerëzit më të pasur në botë, pritet ta blejë këtë ndërtesë.

Por, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi thonë se pastrimi i kësaj hapësire ka nisur për arsye estetike dhe lehtësimi.

“Edhe nëse sillet një vendim për rehabilitimin e ndërtesës, pa e pastruar më parë kjo nuk do të arrihej, por kjo ndërtesë ndodhet në qendër të qytetit dhe pastrimi është i nevojshëm”, tha Major Jovan Krivokapiq, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria e Serbisë pret një grup bashkëpunëtorësh të biznesmenit Trump dhe më pas do të vendoset për një hotel luksoz, i cili sigurisht do të ishte një nga hotelet më të mëdhenj në Serbi.

“Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria janë vetëm shfrytëzues të këtij objekti, por për fatin e kësaj ndërtese vendos qeveria. Është në interesin tonë, që ta pastrojmë dhe të jetë më e bukur, ndaj dhe do të mundohemi të mos pengojmë jetën e përditshme”, shtoi Jovan Krivokapiq.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm ishte ndërtuar për Ushtrinë Popullore, e cila edhe arkitekturën ia kishte përshtatur një beteje të partizanëve. Dikur një nga vendet më serioze të shtetit të përbashkët, e bombarduar më vonë, mbase kjo ndërtesë do të përfundojë në një hotel pritjesh, me shikim nga qeveri. / Koha Ditore

 

Share This Article
3 Comments
  • Ja ku duket deshtimi i nje shteti apo bashkie arrixhinjsh!
    Nga shtabi i pergjithshem ushtarak ne shtabin e pergjithshem borrdellosh e kuplarash e kodoshesh aarixhinjsh sic jane dhe serbet si rrace !

  • Qe te investoje nje manjat si Trump eshte nje arritje padiskutim per nje vend kushdoqofte ai, pasi fillimisht behet fjale per disa miliona dollar investim pervec cmimit qe do blinet prona. E dyta, rregulli i i imazhit te vendit dhe krijimi i perceptimit te nje vendi ku ia vlen te investosh (kur analistet e Trump e pane te arsyeshme te investojne aty kane pare oportunitete dhe klime te favorshme). Terheqja e investuesve te tjere eshte hapi tjeter. Ju mund tu vije int qe ky vend eshte Serbia por duhet te dini qe serbet jane shume me lart se ne nga te gjitha anet, patriotizem, dinamike, inteligjence, perfshirje, civilizim, kulture. Ne perfundimisht jemi ciganet dhe majmunet e Europes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *