Demonstratat në Iran janë shtrirë në disa qytete të vendit.
Sipas qeverisë, protestat “janë frymëzuar nga armiqtë e Iranit”.
Presidenti amerikan Trump në një postim në Twitter shkruan se “Irani po bie në të gjitha nivelet pavarësisht paktit të tmerrshëm me admnistratën Obama” – raporton Dita.
“Populli i madh iranian po shtypet prej vitesh. Pasuria e Iranit po grabitet. Njerëzit janë të uritur për ushqim dhe liri. Koha për ndryshim” – shkruan Trump.
Në një tjetër postim pas përhapjes së lajmit për bllokimin e rrjeteve sociale Trump shkruan:
“Shteti numër 1 i terrorit ka mbyllur internetin që manifestuesit paqësorë të mos munden të komunikojnë”.
b.m. / dita
