Trump emëron shef kabineti Mark Meadows

Leda Hysa

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se kishte zgjedhur një deputet republikan dhe një prej mbështetësve të tij më të besuar, Mark Meadows, si drejtorin e ri të kabinetit, një post i vështirë dhe vendimtar në administratën amerikane.

Meadows do të jetë personi i katërt që e mban këtë post që prej fillimit të presidencës Trump.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se deputeti i Kongresit, Mark Meadows do të bëhet shef kabineti i Shtëpisë së Bardhë”, njoftoi Trump në një mesazh në Twitter.

“E njoh dhe kam punuar me Mark që prej shumë kohësh dhe marrëdhënia jonë ka qenë vërtet e mirë”, shtoi ai.

Mark Meadows, 61 vjeç, është zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve për Karolinën e Veriut. ATSH

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *