Trump fton komunitetin mysliman në Shtëpinë e Bardhë për Iftar

DITA Online
(FILES) In this file photo taken on June 01, 2018 US President Donald Trump looks on during a Change of Command ceremony as Admiral Karl Schultz takes over from Admiral Paul Zukunft as the Commandant of the US Coast Guard at US Coast Guard Headquarters in Washington, DC, June 1, 2018. US President Donald Trump on Monday asserted an "absolute right" to pardon himself, once again lashing out at a probe into possible collusion with Russian election meddling and obstruction of justice. / AFP PHOTO / SAUL LOEB

 

Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtrojë sot në mbrëmje Iftar, në një pritje në Shtëpinë e Bardhë për komunitetin mysliman.

“Do të ketë rreth 30 deri në 40 të ftuar”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 2017 në vitin e tij të parë në detyrë, Donald Trump nuk ka organizuar një darkë të tillë, ndryshe nga tradita e vjetër presidenciale.

Disa organizata të besimtarëve myslimanë në SHBA deri më tani kanë bërë të ditur mospjesëmarrjen e tyre në mbrëmjen e së mërkurës.

Komuniteti mysliman ka marrëdhënie të tendosura me Donald Trump, i cili në fillim të fushatës elektorale propozoi mbylljen e përkohshme të hyrjes në SHBA të myslimanëve, duke shkaktuar habinë e të gjithëve.

Shumë episode të tjera ndikuan në rritjen e mosbesimit, në mesin e tyre deklaratat e Trump që shënjestronin kryebashkiakun mysliman të Londrës, Sadiq Khan të cilin e akuzoi për minimizim të kërcënimit terrorist.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *