Ashtu siç pritej, sulmi ndaj rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme çmimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në bursë. Të hënën, çmimet e naftës u rritën me gati 20% gjatë shkëmbimeve në bursë, çmimi më i lartë që nga Lufta e Gjirit Persik në 1991.
Çmimet e naftës u stabilizuan disi, vetëm pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi përdorimin e rezervave federale të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit.
Presidenti Trump, gjithashtu, u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht gati të përgjigjen ndaj sulmeve kundër objekteve saudite të naftës, sulme që përgjysmuan prodhimin e naftës së Arabisë Saudite.
Ndonëse sulmet janë marrë përsipër nga rebelët Huthi të Jemenin, Uashingtoni bëri përgjegjës për sulmin Iranin. Në fakt, sekretari i shtetit Mike Pompeo akuzoi Teheranin për autorësinë, pavarësisht se Irani e mohoi kategorikisht të ishte përfshirë.
Në vijim, të hënën, Shtetet e Bashkuara bënë publike disa pamje satelitore, të cilat sipas tyre provonin përfshirjen e Iranit në sulmin që SHBA pritet t’i kundërpërgjigjet me forcë.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe e naftës në botë. Sulmi ndaj rafinerisë ndërpreu një sasi prodhimi prej 5.7 milionë fuçi në ditë ose rreth 6% e prodhimit total global. Sauditët nuk kanë dhënë parashikime se kur rafineria mund të kthehet të funksionojë normalisht, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

SULMI NDAJ RAFINERIVE SAUDITE TE NAFTES
ME KUJTON DJEGJEN E RAISHTAGUT ME 1936,
PER TE CILEN U FAJESUAN KUNDERSHTARET
E HITLERIT.
QOFSHA GABIM, POR ME DUKET NUK S’NUK.