Presidenti amerikan Donald Trump vendosi që të tërheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e Parist për klimën dhe reagimi botëror nuk vonoi të vinte.
Shefi i OKB-së Antonio Guterres e cilësoi vendimin amerikan një zhgënjim të thellë, ndërsa Bashkimi Evropian në një komunikatë për shtyp tha se kjo ishte një ditë e trishtë për botën. Por, disa republikanë veteranë dhe industria amerikane e qymyrit, e mbështetën vendimin e Trump. Ky i fundit tha se marrëveshja ndëshkonte SHBA dhe do t’i kushtonte miliona vende pune amerikanëve.
Presidenti Trump tha se ishte i përgatitur që të negocionte një marrëveshje të re apo të fliste për përmirësimin e të vjetrës, ndërsa shtoi se ishte zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut dhe jo ata të Parisit. SHBA gjithashtu do të ndalojë financimet për fondin e klimës së gjelbër të OKB-së.
Mes shumë gjërave të tjera, pika thelbësore e paktit të Parisit që u miratua nga 187 vende në vitin 2015, është që të mos lejojë rritjen e temperaturave globale mbi dy gradë.
Mes emrave që reaguan ndaj Trump ishte ish-Presidenti Barack Obama dhe një nga themeluesit e marrëveshjes që tha se pasardhësi i tij po refuzon të ardhmen. Në të njëjtin kuadër, shefi ekzekutiv i Disney dhe sipërmarrësi Elon Musk dhanë dorëheqjen nga Komiteti Këshillimor i Shtëpisë së Bardhë.
Musk, kreu i kolosit Tesla, tha se ndryshimi i klimës është real dhe braktisja e Paktit të Parisit nuk është mirë për Amerikën apo Botën. Zhgënjim të thellë për veprimin e Trump shprehën kryeministrat e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, respektivisht Justin Trudeau dhe Theresa May, ndërsa Presidenti francez Emanuel Macron tha se ky është një gabim për SHBA dhe planetin.
Japonia, jashtë natyrës së saj, shprehu jo vetëm zhgënjim, por zemërim, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia nxituan të mohojnë rinegocimin e marrëveshjes, duke deklaruar se pakti i viti 2015 në Paris është i pakthyeshëm si një instrument jetësor për planetin.

Amerika po shkon drejt nje rruge te re.Bota do ta ndjek.Amerika nuk mund ti thote krejt pikesynimet menjehere.Amerika do te rrezoje marreveshjen e deritanishme,duke shkuar drejt nje marreveshje te re,ku edhe vendet e Punes do te ruhen por edhe Klima do te mbrohet!Amerika do te ule standartin e jeteses,dhe nuk do te hahet me me dy luge,por do te kursehet,dhe bankat mund te humbasin emrat,duke u quajtur Bankat e Kursimeve.Amerika nuk do te rreshqase nga udheheqja globale,por vetem se do te ndryshoje rruge.Histeria anti Trump,ka kapluar Boten,por nuk eshte ashtu siq mendojne Shum Njerez.Pershembull,deri tash eshte ngene,copat e biftekut e te berxolles,nga katra pes menjehere,kurse taktika e trump eshte qe kjo pune te reduktohet pak,duke rene ,ne nje cope deri dy copa bifteku apo berxolle.Si do arrihet kjo,kjo arrihet duke ngritur qmimin e mishit,dhe duke konsiluduar ndihmen sociale,Pra Bota po dridhet nga Trump,dhe dridhjet do te pershkojne edhe ishujt e atlantikut e te paqesorit.Europa Azija Afrika Amerika Jugore,por edhe Amerika Veriore,Australia,qe dridhjet i pershkojne ,do te shohin tek Trump jo perbindeshin,po nje President,qe nuk deshiron tja ken friken,por histeria qe ka kapluar Boten e shkakton friken,sepse kjo histeri,shkakton dridhjet,dhe nuk eshte Trump shkaktari i ketyre problemeve.
Zhvillimi industrial ka damtue klimen ne planet.
Asnji shte nuk e ka damtuar klimen se sa shteti Amerikan qe ka industrin ma te madhen ne bote.
Para zhvillimeve industriale Kur transporti behesh me karroca me kuaj dhe avullore.klima ka kene krejt ndryshe nga sot.
Z.Goni.Se cfare ide ka shkrimi I juaj wetem ti mund ta kuptosh!!!!.Cfare pune kane berzollat qe me sa duket nuk I ke qejf me ritjen e tempratures ne globin tone. Gjithe bota po e kritikon kete idiot dhe ti meresh me minatoret e Pitsburgut te Pensilvanise se na kane ngelur ne veshtiresi.Bota shkon perpara dhe jo mbrapa mor teoricjen ala Tramp Jemi ne shekullin e 21, Per kete mund te shikosh fundin e oqeaneve dhe do te kuptosh se ku po shkon natyra sot e ne te ardhmen. Shkenctaret janme shkencetar dhe jo druvar csi Trampi jot..