Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma është “shumë e rrezikshme”.
Lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.
Uashingtoni ka targetuar Huawei-n duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.
SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare.
“Huawei është diçka që është shumë e rrezikshme”, u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
o.j/dita
