Trump i kërkon Turqisë pamjet e vrasjes së gazetarit

Leda Hysa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë regjistrimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

“Duam ta shohim nëse ekziston vërtet”, i tha Presidenti Donald Trump reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.

Khashoggi nuk është parë më që kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll, në 2 tetor. Rijadi mohon ta ketë vrarë reporterin kritik të regjimit. “Washington Post” ndërkohë publikoi shkrimin e fundit të gazetarit të zhdukur, në të cilin, si për ironi, ai fokusohej tek rëndësia e një shtypi të lirë në Lindjen e Mesme. Gazeta prestigjoze e kishte shtyrë vetë botimin e shkrimit me shpresën se 60-vjeçari do të rikthehej, por tani, thonë drejtues të saj, është e qartë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Artikulli është në thelb një shuplakë e fortë për situatën e medias në rajon. Bota arabe, thuhet aty, po përballet me versionin e saj të “Perdes së hekurt”, të vendosur jo vetëm nga aktorët e jashtëm, por edhe nga fuqitë e brendshme të etura për pushtet.

Arabia Saudite është një prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit e vendos administratën amerikane në një pozicion të çuditshëm. Turqia thotë se e ka ajo regjistrimin e vrasjes dhe Trumpi, jo fort i bindur në ekzistencën e kësaj prove, e konfirmoi se është kërkuar dorëzimi i saj, duke shtuar se e vërteta ka për të dalë në dritë deri nga fundi i javës.

Presidenti amerikan i hodhi poshtë zërat se po përpiqet të mbulojë sauditët e u justifikua duke thënë se thjesht po kërkon të zbulojë çfarë ka ndodhur realisht me gazetarin.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Si ne rastin e pastorit amerikan si qytetar dhe per kete perkushtim ndaj drejtesise amerikane per gazetarin ,
    zTrump meriton rrespektin e mbare njerezimit ne rruzullin tokesor.
    Bekimi i zotit eshte mbi figuren dhe shpirtin e ketij njeriu madheshtor qe mbron edhe individin.
    Urime z president , keni mirnjohjen me te thelle nga nje njeri i thjeshte me gjithe zemer!

  • Lejleku lejleku.Trampi tall bythen se eshte aleat i sauditeve.Tallet me turqit.Po pse sauditet i thane turqeve na filmoni tani se po e vrasim kete gazetarin dhe pastaj na denonconi??A lejlek lejlek ci ke bere rradakes.

    • eri
      nuk duhet të tregohet “vrasja”,por filmimi se ai ka hyrë dh e nuk ka dalë!!pra nëse turqit thonë se ka hyrë dhe nuk ka dalë duhet të faktojnë një gjë të tillë!
      pra të tregojnë hyrjen dhe më pas,të paktën deri në orarin e mbylljes së ambasadës,mosdaljen e tij!
      sauditët mund të thonë se ai ka qëndruar deri vonë!por në këtë moment ata duhet të paraqesin videon se ai ka dalë nga ambasada në një orë të caktuar!!
      nuk mund të thotë dikush se në ditët e sotme që kamera kontrolli kanë dhe kjoskat,ambasada saudite nuk ka të tilla!!
      thjeshtë,
      turqit duhet të vërtetojnë hyrjen e gaazetarit në ambasadë!!
      sauditët daljen e tij nga ambasada!!
      sa për lejlekun dhe hyjnizimin e tij për një person,sidomos trampin,mos e vra shumë!nuk është as i apri e as i fundit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *