Trump, i lumtur për marrëveshjen (shtesë) me Meksikën

Edona Llukacaj

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë nënshkruar  “një pjesë tjetër shumë të rëndësishme të Marrëveshjes së Imigracionit dhe Sigurisë me Meksikën”, por nuk zbuloi asnjë detaj rreth kësaj marrëveshje.

Sipas presidentit Trump, ky ishte një tjetër hap i suksesshëm që do të kontrollonte vrullin e emigrantëve të Amerikës Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan u shpreh se arsyeja se pse asnjë detaj i marrëveshjes nuk u zbulua për momëntin ishte se marrëveshja do të miratohej nga kongresi i Meksikës, që, sipas Trump, ishtë një hap procedurial gjatë të cilit nuk do të kishte probleme.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk hezitoi të përsëriste kërcënimet se nëse marrëveshja nuk pranohej në Meksikë, atëherë ai do të vendoste taksa të tjera për mallrat meksikane.

Nga ana tjetër, një numër i lartë organesh mediatike amerikane, thanë se marrëveshja me Meksikën nuk ishte asgjë e re dhe se ajo ishte nënshkruar që në dhjetor, pa nevojën e kërcënimëve për ndryshim tarifash nga ana e presidentit, bën me dije Dıta, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *