Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se Irani do të vuajë pasoja të pa para ndonjëherë në histori, në rast se kërcënon SHBA-në.
Presidenti iranian Hassan Rouhan është shprehur gjatë këtyre ditëve të fundit se lufta me Iranin do të ishte nëna e të gjitha luftërave.
SHBA-ja doli në muajin maj nga një marrëveshje që reduktonte aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Trump aludoi se marrëveshja nuk kufizonte aktivitete destabilizuese të Iranit në të gjithë rajonin.
Ndërsa Irani insiston se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe se respektimi i marrëveshjes është verifikuar nga agjencia ndërkombëtare e energjisë bërthamore.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se regjimi iranian i ngjason më shumë mafias se sa një qeverie, e madje, ai denoncoi Rouhanin dhe ministrin e Jashtëm Javad Zarif për faktin që kishin negociuar për marrëveshjen bërthamore. Ai vijoi të thoshte se do të përpiqej t’i pengonte vendet që importojnë nga Irani naftë, duke filluar që nga nëntori.
s.a/dita

Me.duket se pasoja do vuaje America.
arben; kerko debat ne tv. publike me audience te plote . pra dil nga anonimati . je i jashzakonshem ne budallallekun tende per mbrojtjen e islamit . do na besh nje nder te madh, per te sqaruar kete komb, qe rend qorrazi ne cdo pozicion ideoligjik, apo politik ku e therrasin, shok’ si sali berisha me ushtare nga mrapa si ty .