Trump kërkon shtim të zyrtarëve për emigracionin

Gazeta Dita

Çdo marrëveshje për emigrantët e rinj e të padokumentuar si dhe muri kufitar me Meksikën është pjesë e listës së re me propozimet e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund emigracionit ilegal në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump kërkon mes të tjerash, financime për murin, procedura më të shpejta dëbimi si dhe punësimin e mijëra zyrtarëve të rinj të emigrimit.

Vetëm një muaj më parë, ai i dha fund programit të “Ëndërrimtarëve” të ish-presidentit Barack Obama, prej të cilit përfitonin rreth 800.000 emigrantë.

Por figura kryesore të demokratëve në Kongres i kanë refuzuar propozimet më të fundit të presidentit.

Ky i fundit akuzohet nga demokratët se nuk i është përmbajtur premtimit për të mos e përfshirë murin kufitar në negociatat për statusin e emigrantëve të rinj, që vijnë kryesisht nga Meksika dhe vende të tjera latino-amerikane.

Programi i ish-presidentit Obama, i njohur ndryshe si DACA, do të përfundojë në marsin e ardhshëm duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e personave që mbrohen nga ky program.

Presidenti Trump i dha 6 muaj kohë Kongresit për të nxjerrë një legjislacion të ri për të ndihmuar “Ëndërrimtarët”.

Share This Article
1 Comment
  • Nje Senator(ish),Republikan paralajmeron per fillimin e luftes se trete Boterore,nga Trump!Por a mund te filloje LTB,Amerika dhe perse duhet te luftoje!Te marrim shembull fillimin e LDB,dhe te bejm krahasimin.Hitleri,kishte nje piksynim,dhe ky ishte hapesire jetike,per Gjermanet,dhe prijoritet per rracen e bardhe! Ky ishte plani i Hitlerit,i Cili kur u zgjua nga endrra vrau Veten,sepse endrren kerkoj ta bente rrealitet.Pra ish Rrepublikani Crok,tna tregoje se si mund te justifikoje Trump fillimin e LTB,per Cilen Rrace duhet te luftoj Trump,Amerika mund te bej luftera ne ndihme te nje rregjimi,per influence ne zonat naftembajtese,por nuk mund te filloj LTB,sepse Amerika nuk mund ta justifikoje para Popullit,pse,sepse Populli Amerikan eshte heterogjen,dhe para mund te filloj lufta Civile ne Amerike,se Amerika te filloj,LTB.LPB,dhe LDB,ishin luftera Boterore,dhe luftohej per rrace e jo per fe! Sot kjo nuk eshte diqka e mundur.Sot Lufta Boterore,mund te filloje,por kjo lufte nuk ka te bej me rracen,por ka te bej me fene! Keshtu nuk mund te thuash,fillon LTB,por mund te thuhet ka mundesi te filloje Lufta e pare Boterore,ku luftohet per Fe! Dhe kur te perfundoje kjo lufte ,ka mundesi qe Trump,pas zgjimit nga endrra te vras Veten! Por Trump nuk eshte i marre,sepse eshte i zgjuar dhe i menqur,dhe keshtu,Senatori Crok,mund te zhgenjehet! Senatori Ckrok flet nga Nju-Jorku,Qyteti me hetorogjen i Botes persa i perket rraces,pra zgjedh me kujdes Vendin nga leshon akuzat per Trump,qe don te thote,se Crok,eshte simpatizant i heterogjinitetit,rracor,dhe keshtu automatikisht,e kunderta i mvishet Trump!Por siq theksova,kjo nuk eshte e vertete,dhe nuk mund te ndodhe,pra Crok,rren(genjen),dhe per arsyje rrene(genjeshtre),mund te ndiqet penalisht ne Amerike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *