Trump kundër mediave: Gënjeshtrat e tyre shpërndajnë urrejtje

Leda Hysa
United States President Donald J. Trump speaks to the press pool after signing S.3021, America’s Water Infrastructure Act of 2018 in the Oval Office of the White House in Washington, DC on Tuesday, October 23, 2018. The President took questions from the pool on the caravan and Saudi Arabia. Credit: Ron Sachs / Pool via CNP

Donald Trump është kthyer të sulmojë mediat një ditë pas vendosjes së disa pakove bombë në shtëpitë e ish-presidentëve amerikanë, redaksisë së televizionit CNN, por jo vetëm.

Në Twitter, presidenti i SHBA-ve, i akuzon se “po gjenerojnë zemërim, duke publikuar histori të rreme dhe të pavërteta, ato që ne i quajmë ‘fake news’”.

Ndërkohë, janë bllokuar ditën e sotme edhe dy pako të tjera të dyshuara në adresë të ish-zv.presidentit amerikan Joe Biden dhe aktorit të Hollivudit Robert De Niro.

Zhvillimi më i fundit vjen pasi hetuesit po përpiqen të kuptojnë se kush është përgjegjës për dërgimin e pajisjeve shpërthyese tek disa ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë si dhe në rrjetin televiziv CNN.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray tha se hetimi i kësaj çështjeje do të trajtohet me prioritetin më të lartë.

“Kemi angazhuar burimet më të mëdha të FBI-së dhe së bashku me partnerët tanë në grupet e përbashkëta Task-Force kundër terrorizmit, do të vazhdojmë të punojmë për të identifikuar dhe arrestuar këdo që është përgjegjës për dërgimin e këtyre pakove”, tha zoti Wray në një deklaratë.

Gjatë një takimi të mërkurën vonë me mbështetës të tij Presidenti Donald Trump tha se vendosja nën shënjestër e zyrtarëve qeveritarë “është një sulm mbi vetë demokracinë e vendit”. Të enjten në mëngjes, në një postim në Tëitter, ai shkruante: “një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që unë i quaj Fake News (shtypi i rremë)”.

Të mërkurën udhëheqës të të dyja partive kryesore bënë thirrje për atë që e cilësuan kthim tek qytetaria në arenën politike, një temë që zoti Trump iu referua në tubim.

“Askush nuk duhet të krahasojë shkujdesur kundërshtarët politikë me kriminelët historikë, gjë që bëhet shpesh dhe gjatë gjithë kohës. Kjo gjë duhet të ndalet”, tha presidenti. “Ne nuk duhet të sulmojmë njerëzit në vende publike ose të shkatërrojmë pronën publike. Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona dhe ajo është rruga paqësore në kutinë e votimit. Kjo është ajo që duam”, tha ai.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Vendi ma demokratik i botes perdore bomba per “forcimin”,”konsolodimin” e demokracise.
    Ja ku vjen e paraqitet thenia e dikurshme e diktatorit ne jemi e ardhmja e botes.Bota do na ndjekin ne rrugen drejt demokracise se vertet.A nuk jane keto bomba origjinal si ato veprimet demokratike berishiane para dhe gjate fushates elektorale.Por keto sot jane ne nji nivel ma harbut dhe agresiv.

  • O Gazeta, o gazetaruci, Trump nuk eshte kunder mediave, por kunder lajmit te rreme, ku ai i quan ashtu sic jane ne te vertete, “fake news”.

    • Per ty qe ha shume: Trump eshte kokra e idiotit dhe mashtruesit, qe per dhismat e tij kerkon te fajesoje shtypin e lire qe po ja heq toupee-ne dhe po e nxjerr cullak.

  • Hani pak mos hani shume m….
    Ti zoteri qe keshillon se sa duhet te hahet.Nuk e kupton fare se ku vihen keto bomba.Te faktume nga vete FBI.Ndaj mos merr zahmetin te mbrosh e te jusitfikosh ate qe nuk duhet mbrojtur.Por duhet te jesh ne te verteten.Vetem e verteta edhe pse e peson nuk te len kurr keq ne forcimin e karakterit e moralit qe duhet ta kesh zgjedhur per jeten tande,jeten e vet cdo njeri.
    Ne te semes jeta.Po ama shuhem pa pishmanllek se gjithmon u gjinda ne anen parimore dhe ne anen e te vertetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *