Riad, Jerusalem, Betlehem, Romë, Bruksel, Siçili, Donald Trump përballë vështirësive në Uashington filloi sot një turne që do të jetë nën vëzhgimin e lupës në kryeqytetet e botës.
Presidenti amerikan, Donald Trump la sot Uashingtonin, në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, i shoqëruar nga bashkëshortja, Melania dhe vajza Ivanka, që është gjithashtu këshilltarja e tij, theksoi një fotograf.
Presidenti amerikan filloi një turne diplomatik tetëditor në pesë vende, që do të nisë në Arabinë Saudite, në Izrael, në territoret palestineze, nëVatikan, në Bruksel dhe në Siçili, ku do të marrë pjesë në samitin e G7-s.
Ky udhëtim i parë zyrtar ndodh në kontekstin e një krize politike në Uashington, ku Shtëpia e Bardhë është përfshirë në debate për shkarkimin e drejtorit të FBI dhe çështjen e lidhjeve me Rusinë.

Konflikti me ish Shefin e Policise,ka ardhe jo rastesisht.Shefi i Policise,Ekspert i fuqishem ne krehjen ne fushen e kundershtarit,ka harruar te kreh fushen e vete!dhe kjo harrese i kushtoj Postin e Shefit te Policise.8 vjet nene udheheqjen e Obames,Amerika eshte kthyer,ne nje SHtet qe ka humbur forcen,dhe besueshmerine ne Bote!Me nje shpejtesi te jashtzakonshme Obama,deshironte qe te sillte perfektsijonin,ne boten Amerikane,nje gje praktikisht e pamundur.Shefi i Policise,nuk ishte tjeter,perveqese,nje Nenpunes i te Vetequajturit prefektsionist,qe deshironte qe krejt Ameriken ta bente si Veten.Por eshte kjo rruga,e ardhmerise?Vite do te kalojne,dhe qdo gje eshte per tja lene te ardhmes.Tashme Obama ka hyre ne Histori.