Dalja pozitiv me koronavirus e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump është lajm i parë në të gjitha mediat e botës, të cilat tashmë kanë filluar të flasin edhe se cili do të jetë personi që do të marrë komandën nëse kreu i shtetit sëmurët rëndë dhe s’mund të qeverisë, shkruan abcnews.al.
Kushtetuta parashikon se në këto raste “dyshin” mund ta bëjë Zv.Presidenti Mike Pence, por nëse edhe ky e ka të pamundur, kreu i shtetit bëhet drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Ndërkohë që Trump u konfirmua pozitiv me koronavirus, në qiejt e SHBA-ve fluturuan super avionët “E-6B Mercury”, të cilët bëjnë rolin e Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve në raste të gjendjeve të jashtëzakonshme, sulmeve me armë bërthamore apo situatave të ngjashme.
Ngritja në qiell e avionëve që cilësohen edhe si “avionët e fundit të botës” është konsideruar si një mesazh i fortë që SHBA-të i japin Rusisë dhe Kinës se nuk ka ndryshuar asgjë dhe shteti mbetet ende në këmbë pavarësisht se kreu është sëmurë.
Avionët në fjalë komandojnë raketat balistike si edhe nëndetëset bërthamore dhe mund të qendrojnë në qiell për një kohë të gjatë duke i dhënë SHBA-ve një avantazh të madh ndaj kundërshtarëve në rast të një lufte atomike.

Sherim te shpejte President!
Eshte urimi i nje shqiptari, me zemer te uron ne heshtje e gjithe shqiptaria .
Qe fole per vehte more “Lejlek “,eshte e drejta jote , por per Shqiptaret , nuk ke te drejte ,sepse nuk ta ka dhene kush kete detyre !
jo, jo, nuk e njohin zgidhjen paqesore; o me LUFTE o S’KA . .
mirpo une theme; o PAQE, o PELLCISNI .