Trump në konferencë, shfaqet emblema presidenciale me simbole ruse

J L

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte duke dhënë një fjalim përpara rinisë konservatore në Uashington DC, kur në ekranin pas tij u shfaq në sfond logoja presidenciale e modifikuar me simbole ruse.

Logoja që u shfaq ishte modifikuar në mënyrë të tillë që në vend të shqiponjës amerikane të shfaqej shqiponja e logos perandorake ruse.

Kthetrat po ashtu ishin modifikuar, në njërën ishin vendosur para, në tjetrën shkopinj golfi.

Në vend të motos së SHBA-ve në latinisht “e pluribus unum” ishte shkruar në spanjisht “45 është kukull”.

Organizatorët e tubimit thanë fillimisht se nuk e kishin idenë se si ishte bërë e mundur shfaqja e emblemës së manipuluar, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një gabim njerëzor.

Emblema ishte vendosur nga një prej organizatorëve që e kishte kërkuar në internet me nxitim, në minutën e fundit, dhe nuk e kishte vënë re ndryshimin.

Edhe pse nuk ishte bërë me keqdashje, personi në fjalë u shkarkua nga detyra.

Emblema origjinale
Emblema e modifikuar me simbole ruse

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Si duket i ka pelqye kenga tradicionale e muzikes Ruse ” Kalinka “.
    Autori ka dasht qe z.Trump t’ia marrin me eheng rus konferencen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *