Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Donald Trump, tha se nuk ka hequr dorë nga ideja për ushtrimin e torturës ndaj terroristëve dhe vrasjes së familjeve të tyre. Këtë deklaratë, e ka rikonfirmuar në një intervistë që ka dhënë për ”Wall Street Journal”.
Donald Trump u kritikua edhe nga vetë kampi i tij për shkak të këtyre deklaratave të publikuara dy ditë më parë, në një debat me kundërshtarët e tij për parapraket republikane.
“Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm gjithsesi se SHBA janë të ndërlidhura nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose e zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin. Është e qartë se në rolin e presidentit, jam i rrethuar nga ligjet në mënyrë krejt të qartë si të gjithë shtetasit amerikanë dhe do të marr përsipër këto përgjegjësi ”, shprehet kandidati për President në SHBA.

Ka hak te habitet politika legene sot me Donald Trump. Se sot torturen e terrorit e vuan ne kurriz popujt, kurse mr. Trump do ta hedhe kete torture ne kurriz te atyre qe e bejne, terroristeve. Shume e thjeshte per njerez normale, por e pa kuptueshme per politiken kurve sot.
Fizionomia e tije tregon se nuk ka pike intiligjence.Kjo shifet ne cdo hapje goje kur turfullon se per te ligjerue nuk i bie fare ati krah.Kam iden se asht origjina krijuese e gafollogjise.