Trump nuk di si mbyllet çadra? Video që u bë virale

Leda Hysa

Që presidenti amerikan nuk ka një raport të mirë me çadrat nuk është një sekret.

Por këtë herë, video që tregon se si ai braktis çadrën e hapur në hyrje të avionit presidencial bën të lindin dyshime që Trump nuk është në gjendje të mbyllë një çadër.

Donald, pasi është ngjitur në avionin e tij Air Force, nuk shqetësohet aspak për ta marrë me vete çadrën, por e lë atë në mes të erës dhe shiut.

Duhet ndërhyrja e një pjesëtari të stafit për të evituar që ajo të bjerë poshtë.

Të menjëhershme kanë qenë kritikat në rrjetet sociale: “E pabesueshme, nuk di si funksionojnë çadrat”, thonë përdoruesit në internet.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *