Trump: Nuk më intereson Europa

Ornela

Presidenti amerikan Donald Trump në mbledhjen e parë të kabinetit për vitin 2019 ka folur dhe për mungesën e popullaritetit në Europë. Trump është shprehur për gazetarët, duke u shprehur shpërfillës për atë që mendojnë ne kontinentin e vjetër.

“Unë nuk duhet të jem popullor në Europë. Nëse do të isha i tillë, kjo do të tregonte se nuk po e bëja siç duhej punën time. Gjermania paguan 1 përqind të PBB-së, ndërsa duhet të paguajnë 4 për qind. Nuk duhet të jem popullor në Evropë. Dua që Evropa të paguajë. Nuk më intereson Evropa.”

Nga një sondazh i bërë së fundmi, besimi te Trump në Europë ka rënë ndjeshëm. Vetëm 10 për qind e gjermanëve, 9 për qind e francezëve, 7 për qind e spanjollëve dhe 28 për qind e britanikëve, e shohin lidershipin e Trumpit nën një dritë pozitive.

Në një sondazh të Qendrës Kërkimore të 2016, 84 për qind e njerëzve në Gjermani, Britani, Francë, Kanada dhe Suedi besonin se presidenti amerikan do të bënte gjënë e duhur në çështjet botërore, por një vit më vonë, ky numër kishte rënë në 16 përqind.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pritni prtini nuk ka mbaruar me kaq.
    Ehhh sa gjera te cuditeshme ka zanati.Aq ma teper kur nuk ke nuhatje politike nderkombetare e ne kete kontekst qe nuk flitet fare per prespektiven e rendit botenore.
    Historikisht ne keto 30 vjet politike boterore kemi dy ekzeplare te cuditshem.I pari ishte Gorbacovi qe shpartalloi kampin e fuqishem komunist ne asgja.Dhe sot kemi perseri nji fare Gorbacovit po ne kahun tjeter kapitalist qe me iden se nuk me interreson Europa do te shperbaje kapitalizmin unik ne kicka kicka.Kjo “psonisje” asht nji favor i shkelqyshem ne interrest te Moskovit Putin.

  • Albania citizen
    Devijimi i timonit të planetit e trondit , e frikëson , e huton njeriun e zakonshëm , është më i sigurtë me fjalorin e vjetër paçka se hipokrit , seas me një qasje të re .
    Paguan amerikani prostitucionin e politikanëve evropianë ,sepse evropianët e zgjuar ( ? ) e mbajnë për budall kaubojsin amerikan!
    Kur t’u hiqet ombrella amerikane , prostitutat evropiane do bëhen të ndershme ( ! )
    Bravo presidenti Tramp !

  • E kuptoni qe termi demokraci nise e sos asht interres.
    Aty ku ka interres bahet lufte mbi te fameshmen Demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *