Donald Trump triumfoi në parapraket e Karolinës së Jugut, duke çimentuar statusin e udhëheqësit në garën republikane për nominimin presidencial.
Fitorja e tij nxori jashtë loje një rival të rëndësishëm, Jeb Bush, i cili pas këtij rezultati vendosi të heqë dorë nga përpjekja për Shtëpinë e Bardhë. Ai përfundoi i katërti dhe kjo vetëm disa ditë pasi i vëllai, ish-Presidenti George W. Bush u shfaq si rrallëherë në një event politik, duke qëndruar në krah të guvernatorit të Floridës, me shpresën t’i jepte një shtysë të fortë fushatës së tij.
Në kampin demokrat, Hillary Clinton mundi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, në një betejë tepër të ashpër, siç ishte ajo e Nevadës.
Të dyja këto rezultate janë të një rëndësie kyçe, përpara raundit të “super të martës” më 1 mars, kur një duzinë shtetesh marrin vendimin e tyre mbi kandidatin presidencial.
Në Karolinën e Jugut, senatorët republikanë Ted Cruz dhe Marco Rubio u përfshinë në një luftë të hidhur për vendin e dytë. Pas këtyre votimeve, Hillary Clinton po merr frymë e lehtësuar, ndërsa simpatizantët republikanë pyesin veten se, ku po shkon partia e tyre.
Perspektiva e një Trumpi kandidat zyrtar për Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar jo pak shqetësim mes asaj pjese, që mendon se për “stomakun” e Partisë Republikane, kjo do të ishte e tepërt.
Shpresat tani janë që Ted Cruzi ta mposhtë miliarderin në Jug dhe Marco Rubio të konsolidojë mbështetjen për establishmentin e t’ia dalë mbanë më vonë gjatë marsit, në shtetet ku fituesi i merr të gjitha.

Para Donald Tramp per te nxjerre KO dhe politiken e qelbur te sotme komplet e per te bere nje politike te re ku qytetarit i flitet drejtperdrejt per shqetesimet qe ka e jo si deri sot ku politika perdoret vetem per te mbuluar shqetesimet e njerezve me vello denglash pa asnje interes per qytetarin.
Me Donald Tramp president,SHBA-te behen si ……..GJERMANIA NAZISTE e Hitlerit!!!
KUR?
Kur do filloje ne Tirane ballafaqimi trasparent i hapur i lire,midis kanditateve konkurente,per nje fron, pavaresisht se eshte per fronin e Presidentit apo te partive,apo te gjykatesve,apo te parlamentareve? sikunder veprohet ne demokracine Amerikane,per te mundesuar populli te percaktoje ate qe do?