Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francës në “një akt reciprociteti”. Ai u bazua në njoftimet e Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.
Ai u shpreh:”Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”.
Më tej në një postim në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, duke iu referuar presidentit francez, Emmanuel Macron, shkruante: “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron”.
Në një postim të dytë, presidenti Trump shtoi: “Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.
Masa e njëanshme e Francës duket se synon që kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.
Ndërkohë, presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar
Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.
Burimi: VoA
e.ll./dita

Hiqe Taxen po i thot ky Macronit sikur Macroni i tha Kosoves! Tash te shoheim si do reagoje Macroni!
Do qeroheni nga Evropa krejt ju ameriqent.Nuk eshte me giorbacovi pijanec e as de golet me hitlera.Nuk e percan dot me evropen.
Evropa do ta qeroje naton dmth arturo uine qe ve gjoba edhe qe kolonizoi evropen ne luften e dyte boterore.Evropa do tju qeroje perfundiisht edhedo dali nga zgjedha juaj harbute e krimanale.Topet do ti rruash makronit edhe krejt Evropes.
Shtetet e Bshkuara Evropiane se shpejti do te kene edhe ushtrine e tyre.Eathere ti Trump maskarai edhe krejt ordineret angloamerikan do te behen si pula.
Obobo sa keq te paska rene dielli ne koke. Me kujtove popullin tone heroik dikur qe ishte i bindur qe i mundte te dy superfuqite njekohesisht