Trump pezullon përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të Covid-19

J L

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht emigracionin në SH.B.A., pasi kombi po lufton me shëndetin dhe efektet ekonomike të pandemisë koronavirus.

Përmes një postimi në Twitter, ai shtoi se masa ishte bërë “në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm”, ose pandemia e koronavirusit, dhe për të mbrojtur punët në SH.B.A.

”Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve tanë të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”, shkruan presidenti amerikan.

Është e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdorë Trump për të pezulluar emigracionin dhe është gjithashtu e paqartë se sa kohë mund të zgjasë një pezullim i tillë.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 ku deri më tani janë shënuar 42,518 viktima dhe janë regjistruar 792,938 të infektuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *