Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se do të paraqesë një dekret të ri kundër imigracionit javën e ardhshme.
“Ne jemi duke publikuar një dekret të ri javën e ardhshme që do të mbrojë krejtësisht vendin tonë”, deklaroi Trump gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trump kishte firmosur një dekret më 27 janar që është bllokuar aktualisht nga drejtësia.
Sipas këtij teksti mbylleshin përkohësisht kufijtë e SHBA-së për shtetasit e shtetë vendeve myslimane dhe për refugjatët.
