Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik të vendeve, sidomos përsa i përket krizës siriane.
Sheikh Tamim falënderoi Presidentin Trump për angazhimin e tij personal në zgjidhjen e krizës së Gjirit, si dhe për mbështetjen që i ka dhënë Katarit gjatë periudhës së bllokadës.
Përsa i përket luftës kundër terrorizmit, presidenti amerikan u shpreh se ai sëbashku me vendet aleate, përfshirë këtu dhe shtetin e Katarit, janë duke punuar të përkushtuar për t’i dhënë një zgjidhje.
Në këtë kuadër, Sheikh Tamim Al Thani gjatë fjalës së tij përmendi krizën siriane: “Sot që flasim, ne vazhdojmë të shohim tragjedinë e popullit sirian. Unë dhe Presidenti (Trump) pajtohemi se kjo gjë duhet të ndalet menjëherë… nuk mund të tolerohet më një “kriminel lufte” që ka vrarë rreth gjysmë milion njerëz nga populli i tij.”
Emiri i Katarit po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara që nga e premtja e kaluar, ku u takua me shumë zyrtarë amerikanë, si Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili theksoi se kushdo që përballet me Katarin në rajon, përballet edhe me Shtetet e Bashkuara.
Ai vuri në dukje se shteti i Katarit mbështet paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të këtij shteti në luftën kundër terrorizmit nëpërmjet bazës “Al Udeid”.
s.a/dita
