Trump: Putin ka treguar se është më shumë lider se Obama

Elton Tafaruci

Kandidati presidential republikan amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se presidenti rus, Vladimir Putin kishte treguar një lidership më të fortë sesa presidenti amerikan Barack Obama.

Trump, i cili foli gjatë një forumi të transmetuar në televizion, theksoi se kishte respekt të madh për rusët dhe nëse do të zgjidhej president do të kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Putinin.

“Mendoj se do të shkoj mirë me të. Ai është një lider. Shumë herë më tepër sesa presidenti ynë, theksoi Trump.

Ai shtoi se avantazhi i SHBA-së për të patur marrëdhënie të mira me Rusinë është që edhe Moska e kërkon shkatërrimin e plotë të ISIS-it ashtu si edhe Uashingtoni.

“A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse ne do të bashkëpunonim?”, pyeti Trump.

Share This Article
1 Comment
  • ““Mendoj se do të shkoj mirë me të. Ai është një lider. Shumë herë më tepër sesa presidenti ynë, theksoi Trump.”
    po mor lali po!!
    bile ke harruar pa përmëndur erdoganin,juntën e mianmarit,asadin dhe të ndjerët e madhenj omar kadafin e sadam husein!!
    të gjithë lidera dhe diktatorë në të njëjtën kohë!!
    kështu fol or lali se klintoni e ka në xhep presidencën!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *