Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër ish-strategun e tij kryesor Steve Bannon.
“Steve Bannon-it i iku mendja pasi humbi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë”, kështu u shpreh presidenti Donald Trump për ish-ndihmësin e tij, i cili në librin e ri të gazetarit Michael Ëolf, citohet ta cilësojë si një tradhti takimin mes djalit të Trumpit dhe një grupi rusësh.
Gjatë takimit të zhvilluar në qershor të 2016-s, rusët i ofruan Donald Trump jr, informacione kompromentuese për Hillary Clinton.
“Steve Bannon nuk ka asnjë lidhje me mua ose presidencën time. Kur u shkarkua nga detyra nuk humbi vetëm punën, por edhe mendjen”, tha lideri i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.
Trump shton me tej se ish-ndihmësi kishte shume pak merita ne fitoren historike te tij, siç u shpreh.
Presidenti Trump tha se Bannon u bë anëtar i stafit pasi ai (Trump) kishte fituar emërimin e partisë republikane, duke mposhtur 17 kandidatë. “Steve nuk përfaqëson bazën time, ai thjesht hyri aty për interesin e tij,” tha Presidenti Trump.
Ish-kryestrategu konsiderohej një lojtar kyç në Shtëpinë e Bardhë, dhe ndihmoi në formësimin e mesazhin të fushatës ‘Amerika e para’ para se të largohej nga posti në muajin gusht.
Komentet e numrit 1 të Uashingtonit erdhën disa orë pasi libri ‘Zjarr dhe furi, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit’ zbuloi se Bannon e kishte quajtur një tradhti dhe jopatriotik takimin e djalit të tij me rusët.
I pyetur nga autori i librit nëse kishte pasur bashkëpunim mes Moskës dhe fushatës së Trumpit, Bannon thotë: “Do ta thyejnë Don Juniorin si një vezë, në televizion kombëtar’.
Libri
Në një përshkrim të librit të titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump”, botuar në revistën “New Yorker”, thuhet se zoti Trump besonte se marrja e emërimit si kandidat presidencial do t’i rriste emrin dhe do t’i ofronte “mundësi të papara”.
Libri zbulon gjithashtu se Trump nuk kishte shpresuar kurrë ta fitonte garën presidenciale të vitit 2016.

Sipas pjesëve të cituara nga libri, Trump Jr i kishte thënë një miku se i ati i tij dukej sikur i kishte dalë përpara fantazma kur u bë e qartë se mund të fitonte. Për zonjën e parë Melania, ai qe shprehur se ajo “kishte në sy lot dhe jo gëzim” nga fitorja.
Libri bazohet në mbi 200 intervista, duke përfshirë biseda me Presidentin dhe me stafin e tij kryesor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders pohoi se libri ishte i mbushur me deklarata të rreme dhe çorientuese nga individë pa qasje e ndikim në Shtëpinë e Bardhë.
Basha dhe Bannon
Steve Bannon cilësohej nga mediat pranë Partisë Demokratike si një përkrahës i Lulzim Bashës dhe që do të përdorte ndikimin e tij pranë Trump pro kryedemokratit.
Gjithë propaganda pro kësaj ideje lindi pasi portali amerikan breitbart.com (i drejtuar nga Banbon), intervistoi Lulzim Bashën, dhe ky i fundit “viktimizoi” veten duke u vetëcilësuar si një mbështetës i Trump dhe se për këtë arsye e sulmonte Xhorxh Soros.
Por pasi Banon u shkarkua nga Trump, mediat pranë PD-së, por edhe Basha, e kanë harruar “aleatin” e tyre.

Banda pedeiste eshte tjeshte nje bande. Nuk ka pse flitet
per “Parti” qe nuk ekziston me. Ajo tashme sherben si nje
bataljon bodigardesh per te mbrojtur vetem,ekskluzivisht
vetem ” bacen” dhe familjen e tij . Kjo eshte e gjitha,te tje-
rat jane thjeshte propagande. Vicidolasit i ka hyre frika
deri ne palce,prandaj eshte edhe i terbuar . Kerkon me
cdo kusht ” revolucionin ‘proletar’ te Haxhi Qamilit”, por
tash asnje s’ja var me e kane lene ne ‘ balte’ te gjithe
sejmenet .Tash perkrak i ka mbetur Muli ,Palloqja,Strazi,
e ndonje tjeter. Plakut Mere i ka ardhur fundi dhe Ai eshte
pshurur ne breket . Nuk shpeton ! Burgu e pret ate dhe
deshtakun e tij qe ” gezon miliona” pa punuar asnje dite.
Vettingu po troket ne dyert e Vicidolasit …..!!!
Botoni dhe nje lajm te mire.Tramp mbeshtet Ramen dhe blen 1000 vizatime ne flete kalendari per te stolisur vilen e tij ne Florida.