Trump sulmon sërish në Twitter aleatët e Amerikës

DITA Online

 

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi sot aleatët e SHBA-së në disa postime në Twitter duke u përqendruar në mosmarrëveshjet tregtare dhe shpenzimet ushtarake, pas një samiti të G7-s në Kanada.

“Tregtia e drejtë do të quhej tregti e dobët nëse nuk do të ishte reciproke”, theksoi Donald Trump në një postim në Twitter duke kritikuar të drejtat doganore kanadeze mbi importet e qumështit amerikan.

Të shtunën, në avionin që po udhëtonte drejt Singaporit për samitin me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, Donald Trump ka tërhequr mbështetjen e tij në komunikatën finale të samitit të G7-s në Quebec, pavarësisht kompromisit të vështirë për çështjet tregtare disa orë më parë.

Ai e cilësoi “të pandershëm” kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, mikpritës i samitit.

Postimet në Twitter vazhduan edhe sot.

“Pse duhet unë, si president i SHBA-së, t’u lejoj vendeve të vazhdojnë të bëjnë rritje masive tregtare, ashtu si kanë bërë prej dekadash në një kohë që fermerët, punëtorët dhe kontribuesit tanë kanë një çmim të lartë për të paguar dhe të padrejtë? Jo vetëm për popullin amerikan!”

Duke iu referuar këtij deficiti tregtar, është fakti që SHBA-ja paguan pothuajse koston e plotë të mbrojtjes nga NATO-ja të këtyre vendeve që na mashtrojnë për tregtinë.

“Bashkimi Europian duhet të paguajë më shumë për ushtrinë!”, theksoi ai.

Sipas Trump, “Gjermania i kushton 1% të PBB-së NATO-s, ndërkohë që ne paguajmë 4% të një PBB-je shumë më të madhe. A duket normale kjo? Ne mbrojmë Europën me një kosto të madhe financiare dhe menjëherë më pas përballemi në mënyrë të padrejtë për Tregtinë. Kjo do të ndryshojë!”.

Presidenti amerikan ka shprehur shpesh kritika për nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet eropiane anëtare të NATO-s.

“Më vjen keq, ne nuk mund të lejojmë miqtë tanë, apo kundërshtarët, të dominojnë ndaj nesh në tregti. Ne duhet të merremi fillimisht me punëtorët amerikanë!”

Tashmë në Singapor, një ditë para një samiti historik me Kim Jong Un, Donald Trump bëri një postim në Twitter “I lumtur që jam në Singapor, emocion në ajër!”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *