Trump tërheq sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Bora Basholli

Në mediat amerikane këtë të shtunë qarkullonin reagime në lidhje me një postim në Twiter të presidentit amerikan Donald Tramp. Thuhet se ky i fundit shkruante se deklaronte heqjen e tarifave të rejat të vendosura ndaj Koresë së Veriut, të cilat në fakt nuk ishin vendosur asnjëherë.

Një tjetër mesazh i publikuar në Twitter që ka shkaktuar shumë reagime, është ai i ditës së premte nga Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili deklaroi heqjen e sanksioneve të reja që ishin vendosur po atë ditë nga departamenti amerikan i thesarit ndaj Koresë së Veriut.

Sanksione të ashtuquajtura sipas asaj që raportojnë media amerikane, kjo pasi departamenti i thesarit nuk kishte vendosur asnjë sanksion të ri ndaj Penianit.

Një gabim që i la rrugë të lirë hamendësimeve rreth faktit që presidenti në vërtetë i referohej sanksioneve reale, të vendosura dy ditë më parë ndaj dy kompanive dërgimi me seli në Kinë, sepse kishte ndihmuar Korenë e Veriut që ti shmangej sanksioneve amerikane.

Zyrtarë të qeverisë amerikane shpjeguan më vonë se kreu i shtëpisë së bardhë i referohej në të vërtetë sanksioneve të ardhshme që priteshin të bëheshin publike në ditët në vijim.

Një keqkuptim që vuri më shumë në dukje këndvështrimet e ndryshme mbi marrëdhëniet me Penianin, në brendësi të administratës amerikane.

Ndërsa Trump mendon se sanksionet nuk janë të domosdoshme, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton, shprehet se sanksionet janë shumë të rëndësishme

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *