Trump “tërhiqet” nga pakti bërthamor me Iranin

Leda Hysa

Donald Trump duket se ka vendosur që të shpërfillë qëndrimet e aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe të tërhiqet këtë të premte nga mbështetja e marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor të këtij të fundit.

Megjithatë, ky veprim nuk do të mund ta tërheqë SHBA-në përfundimisht nga marrëveshja, por do t’i japë Kongresit 60 ditë për të vendosur nëse do t’i japë fund.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, është konsultuar me homologët e tij në Evropë dhe Kinë.

Ndërkohë, Trump ka qenë nën presion si brenda dhe jashtë vendit për të mos e braktisur marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes 2015, Irani pranoi të ngrijë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *