Komentet e ligësisë që iu permenden nga një reporter pas takimit të tij me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, duke konsideruar se në maj të vitit 2016, në kuadër të mundësisë së fitores së Trump, Tsipras tha se shpresonte që të mos përballeshin me një ligësi të tillë, Donald Trump i kaloi me shumë qetësi.
Kjo la të kuptohet se ai nuk i mban mëri as kryeministrit grek dhe as liderëve të tjerë botërorë që u shqetësuan nga fitorja e tij.
“Shumë vende kanë qenë mjaft nervoze në fillim dhe unë mund të them se kam marrëdhënie mjaft të mira me krerët e çdo vendi me të cilin m’u desh të përballesha. Arsyeja përse ata ishin të shqetësuar lidhet me faktin që unë nuk do të lejoj që ndaj vendit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfitojnë kaq shumë vende të tjerë anembanë botës”, tha Trump.
Gjatë një fjalimi marsin e vitit 2016, Tsipras u shpreh mosbesues se Trump do të arrinte të ngrihej ndonjëherë në nivelin e njeriut që përfaqëson statusin e Partisë Republikane, ndërsa tani Tsipras tregoi se është i gatshëm për bashkëpunim.
“Ne kemi vlera të përbashkëta. Mos harroni se demokracia dhe liria lindën në Greqi dhe këto janë dy prej vlerave që përshkojnë kulturën dhe traditën amerikane. Presidenti tani e vazhdon këtë traditë”, u shpreh Tsipras.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë dha sinjale pozitive për Athinën e tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Greqinë, ndërsa vendi rimëkëmbet nga kriza ekonomike. Ai e vlerësoi Greqinë për shpenzimet në fushën e mbrojtjes si anëtare e NATO-s e shtoi se Amerika mund t’i shesë Athinës avione luftarake F-16, me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, një veprim që, sipas Presidentit, do të krijonte mijëra vende pune në Shtetet e Bashkuara.
