Donald Trump ka raportuar në më shumë se një rast që ushtria amerikane të bombardojë uraganet në mënyrë që t’i shkatërrojë ata përpara se të mbërrijnë në tokë.
Sipas uebfaqes amerikane të lajmeve Axios, Presidenti amerikan tha në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare dhe të atdheut për kërcënimin e uraganeve:- “Pse nuk i shkatërrojmë ata? Ata fillojnë të formohen në brigjet e Afrikës dhe lëvizin përtej Atlantikut. Ne lëshojmë një bombë në ‘syrin’ e uraganit dhe kjo e prish atë. Pse nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë?
Duke cituar burime pa emër, të cilët ishin të pranishëm në takim, Axios raporton se përgjigjja nga një zyrtar ishte :-“do ta shohim këtë”.
Axios raporton se Trump ngriti të njëjtën çështje në një rast tjetër me një zyrtar të lartë të administratës. Kjo bisedë siç duket është regjistruar në një memorandum të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2017, i cili përdori termin “bërthamor” në lidhje me bisedën.
Axios citoi një zyrtar të lartë, i cili mbrojti idenë e Donald Trump. “Qëllimi i tij për të ndalur uraganin katastrofik që të godasë territorin nuk është e keqe. Objektivi i tij nuk është i keq”, tha zyrtari.
Menjëherë pasi Trump erdhi në pushtet National Geographic publikoi një artikull ku tregonte se sa e shpeshtë ka qenë ideja për ndaljen e uraganeve gjatë dekadave të fundit: -“Është një mendim tërheqës, veçanërisht kur, gjatë sezonit të uraganit, ne kujtojmë çdo vit shkatërrimin e jashtëzakonshëm të bëra nga këto stuhi. Dhe është ndoshta arsyeja pse, çdo vit për gjashtë dekadat e kaluara, agjencitë qeveritare kanë marrë misione nga qytetarë të shqetësuar, duke kërkuar sulme paraprake kundër uraganeve deri në përdorimin e armëve bërthamore.”
Në artikull, me titull “Të shkatërrojmë Uraganet: Historia surprizuese e një ideje vërtet të keqe”, flitet edhe për përgjigjen e Administratës Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës. “Nuk është e nevojshme të thuhet, kjo nuk është një ide e mirë”, është përgjigjja zyrtare.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë artikullin e shkruar nga Axios. “Ne nuk bëjmë komente për diskutimet private që Presidenti mund ose nuk mund të ketë pasur me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare”, tha ajo.
o.j/dita

Edhe Amerika ka Nard Ndoken e saj.
ke të drejtë!
por ky nardi ynë as me dhëmbë nuk të kafshon dot!!
nardi i amerikës ta plas bumjen në dorë!!
si e thonë është një mundësi për të ndërprerë ciklin e një uragani,por pasojat e plasjes së një bombe atomike,kuptohet që nuk do të jetë e një fuqije të madhe,janë shumë të rrezikshme më pas!!
kemi radioaktivitetin dhe EMP impulset elektomagnetike që nuk do të ishin gjëra ashtu kot më së koti!!radioaktiviteti do të shpërndahej gjithandej në oqean,sikur kemi pak hë për hë,kurse EMP do të shkatërronin çdo paisje elektrike e elektronike në rrezen e veprimit të tyre!!
dhe dinamiti përdoret për të shuar zjarrin,por deri më sot nuk kam parë asnjë zjarrfikës të hedhë dinamit në një pallat për të shuar zjarrin në një dhomë!!
ke të drejtë!
por ky nardi ynë as me dhëmbë nuk të kafshon dot!!
nardi i amerikës ta plas bumjen në dorë!!
si e thonë është një mundësi për të ndërprerë ciklin e një uragani,por pasojat e plasjes së një bombe atomike,kuptohet që nuk do të jetë e një fuqije të madhe,janë shumë të rrezikshme më pas!!
kemi radioaktivitetin dhe EMP impulset elektomagnetike që nuk do të ishin gjëra ashtu kot më së koti!!radioaktiviteti do të shpërndahej gjithandej në oqean,sikur kemi pak hë për hë,kurse EMP do të shkatërronin çdo paisje elektrike e elektronike në rrezen e veprimit të tyre!!
dhe dinamiti përdoret për të shuar zjarrin,por deri më sot nuk kam parë asnjë zjarrfikës të hedhë dinamit në një pallat për të shuar zjarrin në një dhomë!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
Nard Ndoka Amerikan asht i rrezikshem.Ndersa Nardi i Vaut te dejes vecse si balerin asht dhe hokatar.
Kte detyre mund ta kryej mjafte bukur dhe me shume zelle Korea e Veriut.Edhe nuk quhet se ban eksperimentime te armeve berthamore por ushtron nji lufte me iden e presidenti amerikan si don kishoti me mullinjte e eres.Edhe urugante bazen e kan me ere.Keshtuqe lufta e trete botnore ne prak te fillimit nuk asht larg.Ne vend t’ia hudhin njeri tjetrit ja hedhin brigjeve te Afrikes mu ne zemer te gjiut te Guines.Nga burojne dhe rrymat ujore.
Thuhet që i nerumi Trump është konsultuar me të nerumin Edi Rama për probelrmin e uraganeve, dhe ky i ka rekomanduar që vetëm me krijimin e një kompanie të tipit PPP të modelit Rama mund të kontrollohen uraganet. Me këtë rast vihen ca para mënjëanë për pesë fëmijët që parashikon zoti Trump të bëj me gruan e tij të ardhme të shtatë. Thuhet që i nerumi Trump ka pëlqyer modelin e PPP së Çekapit ku shpërthimi bombës bërthmore shumë miljardëshe të buxhetit të shtetit ka vënë nën kontroll uraganin e sëmundjeve në Shqipëri dhe sot shqipëtarët , sidomos pensionistët, janë populli më i shëndetshëm në botë.
Kur uraganet do të shikojnë mbi kokë të nerumin Trump me bombat bërthamore në dorë do të zhduken në panik dhe bota do të shpëtoj nga uraganet dhe shiu që do të bjerë do të jetë i pasur me lëndë dizinfektuse radioktive që dihet që i bën mirë shëndetit të kafshëve bimëve dhe nerëzve. Në qoftë se i nerumi Trump e ka kët ide me të vërtetë, atëhere qënka shok i presidentit tonë që këshillon masa për kontrollin e tërmeteve 150 ballësh kur e ndjen që asnjeri s’po i var hejbet.
I neruar Trump , kujdes me ato bërthamoret, sepse po shtype sustën për tu përleshur me mullinjtë e erës që quhen uragane, nëna jonë Tokë do ta pësoj shumë herë më keq se nga uraganet. Zoti Trump le ti zbres Rosinantit të tij bërthamor nga qiejtë e uraganeve plot erë dhe të kontrolloj armët jo bërthamore në duart e amerikanëve të verbuar nga ide antiemigrant që po shkaktojnë uragane viktimash në sheshet e qyteteve amerikane, kur ata vetë si i nerumi Trump janë bijë emigrantësh ose thjeshtë emigrantë si zonja e parë. Do ti lutesha ambasadores së re amerikane që krahas rekomandimeve për PPP për kontrollin e uraganeve të nerumit Rama ti dërgoj presidentit edhe këshillën time modeste në postën e saj të parë diplomatike, vetëm kujdes nga Uikiliksat, mos dalë sekreti.
Shkencetareve nuk u ka shkuar ndermed se rruga me efikase dhe me rezultate te padiskutueshme, te precizionit te larte, do te ishte hedhja e nje ose disa raketave ne te cilat ne vend te mbushjes berthamore te zakonshme, te mbushen me atomet, me neutronet, me topet dhe izotopet e Sali Berishes dhe gjithe avangardes se cubave te tij dhe eshte e pa diskutueshme, shkencerisht e kam fjalen, se Jo nje urragan, tajfun e ciklon, por edhe vete Planetin Toke, mund ta shkaterrojne, dhe, njerezimi, do s’do, do me marre rruget per ne Mars, ndryshe nga shqiptaret qe kane mbushur rruget e botes. Eshte recepture e provuar prej tridhjete vjetesh.