Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara u kanë thënë mediave se presidenti, Donald Trump, gjatë ditës së sotme do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe do të fillojë zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në këtë qytet të lashtë.
Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme, Trump, në fjalimin e parashikuar, do të shpallë se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet, kanë thënë zyrtarët.
Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.

“Fake News” dhe per te ardhur keq qe gazetaret tane behen amplifikatore te lajmeve te rema. Per sqarim te gazetarit:
Plani per njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet u kthye ne ligj ne vitin 1995 nga presidenti i atehershem Clinton. Ky ligj ka vecanti qe presidenti ka te drejten e shtyrjes te ketij vendimi. Trump ka vendosur qe te mos e shtyje me kete vendim dhe brenda nje periudhe 4 vjecare ta permbushe. Mos shperndani disinformime dhe genjeshtra.