Trump zbut tonet, kërkon “bashkim të ri” mes amerikanëve

Gazeta Dita

Presidenti Donald Trump ka zbutur tonet e ashpra të përdorura në tubimin e tij në Arizona një ditë më parë. Në një tubim të ri në Nevada, presidenti ka bërë thirrje për një “bashkim të ri” mes amerikanëve, teksa ka deklaruar se kombi përcaktohet nga humaniteti dhe dashuria e jo raca apo përkatësia politike.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për një “bashkim të ri” të amerikanëve, një ditë pas tubimit ku ai sulmoi armiqtë e tij politikë dhe median. Duke folur nga Reno, Nevada, Trump tha se të gjithë ishin të bashkuar në një shtëpi e flamur madhështor.

“Në Amerikë, ne kurrë nuk e humbasim besimin, kurrë nuk harrojmë cilët jemi dhe kurrë nuk ndalemi së kërkuari një të ardhme më të mirë,” ishin fjalët e presidentit përpara Legjionit Amerikan. Por si edhe një ditë më parë, qindra protestues u mblodhën jashtë qendrës së kongresit teksa Trump mbante fjalimin e tij.

Në adresimin e tij 22-minutësh, presidenti deklaroi se ishte koha të shëroheshin plagët që kanë përçarë vendin dhe të kërkohej një bashkim i ri bazuar në vlerat e përbashkëta që i unifikojnë.

Sipas Trump, amerikanët nuk përcaktohen nga ngjyra e lëkurës apo përkatësia politike, por nga humaniteti dhe dashuria që mbush zemrat e tyre. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, nga tubimi i tij në Arizona, Trump iu kundërvu partisë së tij republikane e demokratëve, si dhe kërcënoi të shpërndante qeverinë nëse nuk aprovohej fondi i kërkuar për ndërtimin e murit në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Share This Article
2 Comments
  • Vendin e presidentit z.Trump e fitoi me vote.Por te berit president po meson cdo dite e nate nga keshiltaret se si duhet ushtroi detyren e presidentit.
    Te presim.
    A do e kaloj klasen 4 vjecare per tu rizgjedhur ne raundin e radhes president.

  • Muri duhet te behet urgjentisht se eshte shume i vonuar. Amerika eshte mbushur gjithe morra ilegal, drogaxhinj, vrases e mafioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *