Trump zbutet me Merkel: Është një grua e jashtëzakonshme

DITA Online

 

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë. Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme“, tha Trump dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë.

Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në axhendë qëndrojnë tema që kanë cënuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike.

Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun.

Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj. Megjithë miqësinë gjermano-amerikane temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie, shkruan DW.

Për Merkelin, kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Urime, puthje, shtrengime duarsh – jane normale ne nje takim diplomatik. Deklarimi i Donald Trump se Merkel eshte nje grua e jashtezakonshme eshte personal. Presidenti amerikan kurre nuk ka patur rastin te jete takuar me nje shemtaraqe kaq te jashtezakonshme ne jeten e tij me femrat.

  • Donald Trump uli me kembe ne toke dhe futi ne brazde ate komunistin karagjoz Kim te Korese Veriut (qe fshiu bythen kaq vjet me xaxin Obama).
    Vetem gazeta Dita nuk e jep lajmin e takimit mes dy Koreve, ka hall se paqja e tyre tregon vendosmerine e Trump per ti futur kater thundrat gomarit Kim ne nje kepuce.

  • Ne takimin e para nji vitit jo shterngim duarsh,por nji zgjatje formale e dores ndaj z.Merkelit me nji shikim teper inferiore dhe te shtrember.Ku z.Merkel e ironizoi me nji buzqeshje,nuk don.Trumpit iu desht nji vite stazhe kurs diplomatik qe te shterngoje duart sot jo do si do.Por shkodranshe:”O,ma ven doren permbi dore”.
    Nder bisedat e ndersjellta me Merkelin.Z Trump duhet ta informojne z.Merkel qe ky asht viti i pare i shkolles(kurs) diplomatike dhe shifen me sy perparimet e mia.Ne vitet qe do vijne shkollimi i ime do jete ne rritje dhe takimet tona do ti kemi edhe ma te vlersushme nga ana ime ndaj pozicionit tend mbasi do cfrytezoj dhe literature diplomatike per cdo leksion qe do marr.Njikohesisht ne munges te prinderve.A pranin t’ju besoj Juve per mua te bani takim me prinder per perparimet diplomatike ne keto vite te shkolles 4 klase fillore po ama diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *