Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi fundjavën e kaluar Korenë e Veriut. Presidenti Trump është i pari lider amerikan të vizitojë këtë vend, ku u prit dhe zhvilloi një takim me udhëheqësin, Kim Jong Un.
Media shtetërore koreano-veriore e ka cilësuar vizitën e papritur si një ngjarje të jashtëzakonshme. “KCNA”, e ka pasqyruar gjerësisht takimin e paprecedentë, përkundër “traditës” së tyre për të përshkruar SHBA-në, si armikun më të urryer të vendit prej dekadash.
Kujtojmë se negociatat për programin e kontestuar për denuklearizimin e Koresë së Veriut dhe kështu, krejt gadishullit, kanë mbetur pezull, pasi takimi i dytë mes dy liderëve në Samitin e Hanoit përfundoi pa një marrëveshje.
Pas bisedimeve të së dielës, Trump dhe Kim pohuan angazhimin për miqësi dhe për vijimin e negociatave për çështjen bërthamore, por një rezultat konkret nuk u arrit as nga ky takim i tretë i tyre.
Sidoqoftë, me këtë takim, i cili u lavderua dhe nga papa, presidenti Trump ka bërë histori, i cili pritet të ketë një ndikim pozitiv dhe në rikandidimin e tij për zgjedhjet presidencilae të vitit 2020, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Ja nje president ne teren. Ai flet me te gjithe per te bere me mire.