Trup diplomatik, apo… turp diplomatik?

Dita

Shqiptarët sa herë dalin jashtë vendi, bëhen evropianë, zbatojnë rregullat, ligjet, paguajnë detyrimet ndaj shtetit, ndërsa sa herë vijnë të huajt këtu bëhen si… shqiptarët.

Kjo foto e tregon më së miri se si një i huaj kur vjen në vendin tonë bën po si shqiptarët. Siç mund ta shihni, makinat e trupit diplomatik kanë parkuar duke bllokuar korsinë e biçikletave. “Eco bicycle” e ka denoncuar këtë fakt nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social duke e shoqëruar edhe me një koment ironizues “Falënderojmë tërë ambasadat që kanë parkuar në korsi të biçikletës duke na treguar që përfundimisht ne s’kemi shtet. Sikur mos mjaftonte mungesa e korsive të biçikletave, tashmë edhe ajo që është zihet nga trupi diplomatik. Të na falni o zyrtarë të lartë po ky është një turp diplomatik!” shkruhet në faqen e saj Facebook.

Shumë mirë ua bëni, djema. Veç mbase ju ka shpëtuar një hollësi e vogël: Mos ndoshta, makinat janë vërtet diplomatike, por shoferët janë… shqiptarë?

Share This Article
4 Comments
  • Sigurisht qe jane shoferet shqiptare qe bejne keto shkelje, prandaj me kujdes me tituj te tille bombastike. Nuk sillni ndoje vlere me to. .

  • Nuk dime qe nje ambasador i shqiperise jashte shtetit te mos kete shofer shqiptare,se ne milano ishin te gjithe fisi i Xhozit si perfaqsuesi i ambasades edhe shoferi dhe transportusit e droges te gjithe shqiptare ishin nga shkodra nga ai fshati ku Xhozi ka qene brigadjere berdic i thoshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *