Të hënën trupat amerikane që ndodheshin në Siri hynë në territorin irakian në drejtim të Erbil-it, kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.
Autokolona u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa po kalonte në qytetin e Duhok-ut.
Sipas sekretarit amerika të Mbrojtjes, rreth 700 trupa amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione antiterror kundër Shtetit Islamik.
Esper gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e kryerjes së operacionet antiterror nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të përpunohen me kalimin e kohës dhe se ato do të përfshijnë diskutime me aleatët e NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se nëse forcat amerikane do të kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët amerikanë.
SHBA-ja ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit. Trupat u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet uashtarake atje përfunduan, por u rikthyen pas tre vitesh kur Shteti Islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, territor që e humbi sërisht më vonë.
Sekretari Esper tha se marrëveshja e nënshkruar të enjten e kaluar për armëpushim pesëditor mes forcave turke e kurde në veri të Sirisë “duket se po respektohet”.
Në fakt, një numër i lartë i militantëve të YPG duket se ka lënë Sirinë verioire sipas marrëveshjes për armëpushim mes Turqisë dhe SHBA./ VoA
e.ll./dita
