Trupat shqiptare mësyjnë Gjermaninë: Jemi kalimtarë, po s’na ngacmuat, s’ju ngacmojmë

redaktor

BERLIN – Siç njoftojnë gazetat gjermane “Tomorri” dhe “Bashkimi i Kombit me Lajme të Reja”, të cilat u referohen buletineve të shtabit aleat në Bari, formacionet shqiptare po përgatiten të kalojnë brenda territorit gjerman.

Trupat shqiptare të përbëra nga dy divizione hidraulikësh dhe elektricistësh, një regjiment kamarierësh malorë dhe forcat elitë të Korparmatës së Shtatë të Infermierisë (shih foton), janë në pritje për t’u zhvendosur drejt vendit paqësor, thonë axhanset.

Mësohet se Tirana imperiale do të sigurojë neutralitetin e Gjermanisë, ndërkohë që autoriteteve lokale u është bërë e ditur se gjermanët do të kenë sërish autonomi të plotë për vetëqeverisje.

“Ne thjesht do sigurojmë qytetet kryesore, akset rrugore dhe vendet e punës me rroga 2500 euro e lart plus sigurime shoqnuere,” thoshte komunikata e shtabit shqiptar.

Gjithçka nisi pasi popullata civile gjermane konstatoi e tmerruar, një mungesë të llahtarshme hidro-elektro-infermierike që shkaktoi panik dhe amulli nga Mynihu në Hamburg, nga Boni në Shlezvig-Holshtajn.

Klasa politike aborigjene u nda, siç dihet tashmë, në disa grupime, por mbizotëroi partia e drejtuar nga babaxhanka Anxhela Merkel Verlaci, e cila ishte pro ftesës për trupat shqiptare dhe është duke përgatitur dokumentacionin përkatës.

Komandatura shqiptare ndërkohë ka siguruar gjermanët skeptikë se trupat do jenë kalimtare.

“Synimi ynë strategjik është të sigurojmë nja 20 a 30 vite punë, pastaj do largohemi drejt Vendeve të Larta Skandinave dhe në vijim, drejt Vendeve të Ulëta”.

Njoftimet e fundit bëjnë me dije se për ironi të fatit, frika e shumë gjermanëve nga mbërritja e të huajve, ka shtuar rastet e problemeve me zemrën, stomakun dhe shpretkën, duke e bërë edhe më akute praninë e infermierëve shqiptarë.

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që beson se historia është një shtrigë që të kthehet mbrapsht atëherë kur s’e pret.  

Share This Article
10 Comments
  • Uahahahaha, jemi thjesht kalimtare zoti lefter Lefteri. Me besoni i dashur vjeherr, nje ushtari shqiptar te plagosur nuk do ti jepja as edhe nje gote uje, tha Spiro Qendro!!!!!!

  • O gojet e Liga te gazetes DITA:

    Keni harruar Kumandarin e Forcave Skrap Ushtarake ne ANKAND per Armatimin Toksor-Ajror-Ujor-Nenujor te Partise se Punes, Enver Hoxha, kunatin famoz te Perfaqesuesit te Hitlerit, qe ishte Kryeinfermieri i Spitalit Ushtark te Qeverise Fashiste Kolaboracioniste Patriotike, BAHRI OMARI, qe Presidenti e ka dekoruar me medalje per merita te vecanta ne Luften Nacional Mjekesore kunder Imperializmit Amerikan dhe Monarko-Fashiste Greke me seli ne Bularat.

  • Mbas bisedimeve te fruteshme midis komandes supreme Shqiptare dhe qeveris kolaboraciniste Ballistozogiste Gjermane u arrit marreveshja e mossulmimit te forcave Shqiptare gjate qendrimit te tyre ne territorin Gjerman..

  • UN DO KISHA SHUME QEFE QE KOMANDAT I TRUPAVE TE ISHTE LULZIMI DHE KOMISAR SALI BERISHA KESHTU TRUPAT KOMPLETOHEN KOMPLET DHE MUND TE ARRINE DERI NE MOSKE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *